Rikultivohen sipërfaqet gjelbëruese në lagjen Ulpiana

Prishtinë, 15 prill - Komuna e Prishtinës sot ka filluar me rikultivimin e sipërfaqeve gjelbëruese në lagjen Ulpiana, të cilat me vite kanë qenë hapësira të pa trajtuara. 
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale Hortikultura janë duke i gjelbëruar këto sipërfaqe me barin adekuat për parqe, ndërsa po ashtu do të mbillen edhe lule si dhe do të largohen mbeturinat e ngurta inerte.  
Ky rikultivim do të përfshijë të gjitha sipërfaqet publike komunale në tërë Ulpianën. 
Një rikultivim i tillë i sipërfaqeve gjelbëruese së shpejti do të fillojë edhe në lagjen Bregu i Diellit, përgjatë rrugës B. 
















