Rikalo prezanton bujqësinë e Kosovës në konferencën franceze për Ushqim
Paris, 24 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, me ftesë të ministrit francez për Bujqësi, Industri Ushqimore dhe Pylltari, Stéphane Travert, ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare Franceze për Ushqim, e cila është mbajtur në Paris të Francës.
Në kuadër të kësaj konference, ministri Rikalo, ka prezantuar të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë viteve të fundit, si dhe ka treguar për mbështetjen të cilën është duke e dhënë MBPZHR-ja, me qëllim të avancimit të sektorit dhe përafrimit të politikave bujqësore me ato të BE-së.
Ministri Rikalo gjithashtu ka zhvilluar takime me homologë të tij nga vende të ndryshme, për të diskutuar me ta për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë këtyre takimeve, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, ministri ka treguar për planet dhe projektet e ministrisë për vitet e ardhshme, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të bujqësisë.
Ministri Nenad Rikalo, ka qenë i vetmi ministër i bujqësisë nga vendet e rajonit pjesëmarrës në këtë konferencë.
Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në bujqësi, me theks të veçantë në shkëmbimin e ekspertizave në verari, blegtori dhe nënsektorë të tjerë.