24 Dhjetor 2024

Rikalo në Konferencën për standardizim të prodhimeve bujqësore në Austri

Vjenë, 2 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi po marrin pjesë në Konferencën e Këshillit Ndërkombëtar për Standardet Rajonale për prodhimet bujqësore, me temën “Jo organizmave të modifikuar gjenetikisht, rajoni i Danubit dhe koordinimi etiketues”, që po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Në këtë konferencë, e cila është organizuar nga Organizata Donau Soja, Agjencia Austriake për Mjedis dhe GIZ-i, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga ministritë e Bujqësisë të vendeve të ndryshme të Evropës, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Ministri Rikalo, gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, ka prezantuar të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka paraqitur edhe qëndrimet e Kosovës rreth çështjes së Organizmave të Modifikuar Gjenetikisht(OMGJ) dhe tregoi se Kosova tashmë e ka hartuar projektligjin rreth OMGJ-ve, por do të presë që atë ta miratojë pasi të jenë finalizuar direktivat e fundit të Bashkimit Evropian, por edhe të ndjekë praktikat më të mira evropiane për këtë.  

“Fushë veprimi i këtij projektligjit është krijimi i një infrastrukturë të përshtatshme ligjore për çështjet që kanë të bëjnë me organizmat e modifikuar gjenetikisht në nivel sa më të avancuar si në aspektin profesional ashtu edhe praktik, sa më të përafërt dhe në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe standardeve të njohura ndërkombëtare”, ka thënë ministri Rikalo.

Sipas tij, rëndësia e projektligjit konsiston në atë që të sigurojë krijimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit, në rastet kur kryhet lirimi i qëllimshëm i organizmave të modifikuar gjenetik në mjedis.

Ndryshe, qëllimi i kësaj konference është diskutimi për të avancuar bashkëpunimin rajonal në implementimin e mëtutjeshëm të Standardeve Rajonale - NON GMO Danube Region Standard dhe kushtetutës së Këshillit Ndërkombëtar me përfaqësuesit  nga ministritë apo Autoritetet kompetentet vendore në vendet përkatëse.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)