Rihapen tregjet e kafshëve
Prishtinë, 28 gusht - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, i cili është marrë si mase preventive për parandalimin e përhapjes së Sëmundjes Gungore të Lëkurës tek kafshët e llojit të Gjedhit.
AUV ka njoftuar edhe për mbylljen e fushatës se vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit cila ka zgjatur për një muaj.
"Duke mos pasur asnjë rast të kafshëve të prekura gjatë këtij viti. AUV vendos që të rihap tregjet dhe heq masën e ndalimit të lëvizjes se kafshëve."
"Pasi është bërë monitorimin i kryerjes së vaksinimit dhe vlerësimi i situatës së shëndetit të kafshëve ne terren."
"Bazuar në të dhënat, sipas statistikave, të cilat rezultojnë me asnjë rast të raportuar, ku masa e vaksinimit ka dhënë efektin e duhur", thekson AUV.
Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve.
Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e menjëhershëm të pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kjo për të ju mundësuar në të njëjtën kohë të gjithë fermerëve dhe qytetareve tregtim të lirë të kafshëve, gjatë kohës së festës së Kurban Bajramit.