23 Dhjetor 2024

Reshjet e shiut mund të ndikojnë në cilësinë e grurit

Prishtinë, 16 korrik - Këtë vit fushata e korrje-shirjeve, pavarësisht kushteve klimatike është duke vazhduar në shumicën e komunave të Kosovës.

Drejtori i Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Isuf Cikaqi bëri me dije se fushata e korrje-shirjeve në Kosovë është duke ecur sipas dinamikës së paraparë, përkundër motit jo të mirë që ka mbretëruar këtë verë në Kosovë.

“Këtë vit reshjet e shiut e penguan procesin e korrje shirjeve. Pas datës 5 korrik deri më 10 korrik procesi i korrje-shirjeve në Kosovë ka shkuar mirë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij deri në muajin qershor reshjet nuk kanë ndikuar grurë, por këto të fundit në disa zona ndikuar në vonim të procesit.

“Nuk kanë ndikuar në rendiment, por do t mund të ndikojnë në cilësinë e grurit. Në fund të muajit të muajit korrik presim të kryhet procesi”, deklaroi ai.

Drejtori i Politikave Bujqësore në MBPZHR, Isuf Cikaqi, tha se këtë vit Kosova ka të mbjellura drithëra të bardh 83 mijë sipërfaqe hektarë, kurse me grurë ka 74 mijë sipërfaqe me grurë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), sikur vitet e tjera edhe këtë vit ka mbështetur më 150 euro ata fermerë që kanë kulturë bujqësore të grurit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)