23 Dhjetor 2024

Rendimet nga bujqësia pritet të jenë mesatare

Prishtinë, 15 qershor -  Ministria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka filluar parapërgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve. Përderisa kanë mbetur edhe dy javë kur do të duhej të fillonte fushata e korrje shirjeve në Kosovë, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë theksojnë se tashmë kanë filluar edhe parapërgatitjet.

Drejtori i Departamentit të Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cikaqi, i ka thënë Radio Kosovës se gjatë javës së ardhshme pritet të formohet komisioni qendror për fushatën e korrje-shirjeve.

“Ne si Ministri në bashkëpunim edhe me drejtoritë komunale për bujqësi kemi filluar t`i bëjmë parapërgatitjet e duhura. Gjatë javës së ardhshme do ta mbajmë një takim të përbashkët me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale dhe do të formohet komisioni qendror për korrje-shirje në nivel të vendit si dhe komisionet komunale”.
 
Edhe pse është herët të flitet për rendimente, sipas Cikaqit, ato edhe sivjet mund të sillen rreth mesatares. Por, ai shton se këtë vit gjendja e grunajave është relativisht e mirë.
 
“Rendimentet në Kosovë, bazuar në statistikat e MBPZHR-së, pritet të jenë nga 3500 deri në 4500 kg për hektarë. Mirëpo rendimenti mesatar dihet vetëm pasi të përfundon fushata e korrje-shirjeve, por marrë në përgjithësi gjendja e grunajave është relativisht e mirë”

Ndryshe, përkrahja e ministrisë së bujqësisë me subvencione, ka bërë që bujqit ta rrisin edhe më tepër interesimin për t`u marrë me bujqësi. Si rezultat i kësaj, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, në Kosovë çdo vit po zvogëlohen edhe sipërfaqet e mbeta djerrinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)