Rekordi i Rusisë në prodhimin e grurit ngre shqetësime për cilësinë
Moskë, 23 nëntor - Megjithëse në vështirësi ekonomike, bujqësia ruse ja kaloi Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara në eksportin e drithit, duke u bërë kështu furnizuesja kryesore e përbërësve të bukës.
Por, rritja e Rusisë si një superfuqi e drithit është shoqëruar nga një rënie në cilësinë e grurit të prodhuar.
Shumë rusë kanë ngritur shqetësime se gruri i destinuar për të ushqyer kafshët po përdoret gjithnjë e më shumë për prodhimin e bukës për konsum nga njerëzit.
Moti i mirë dhe menaxhimi i efektshëm solli një rekord korrjesh në Rusi, megjithëse ekonomia po zvogëlohet dhe ka më pak burime financimi. Arkady Zolochevsky është president i \"Unionit të Grurit të Rusisë\".
Rënia e rublës prej sanksioneve ka përmirësuar konkurrencën në tregjet e huaja. Është arritur një rekord i eksportit të grurit që do të vazhdojë.
Eksporti i grurit rus ia kaloi për të herë të parë pas disa dekadash Shteteve të Bashkuara.
Por, rritja e Rusisë si një superfuqi e grurit po shoqërohet me një rënie në cilësi.
Përdorimi i grurit të cilësisë së dobët, shpesh nga drithërat që janë për bagëtinë, për të bërë miell është një praktikë e njohur që në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Drithërat që përdoren për bagëtinë nuk paraqesin rrezikshmëri për njerëzit, por ato përmbajnë më pak proteina dhe aromë, një problem jo i rëndësishëm për fabrikat që prodhojnë bukë të lirë, por që ka rëndësi për bukëpjekësit rusë. Sergei Zhuravliov është pronar furre.
Po e vëzhgojmë cilësinë e miellit dhe nëse përkeqësohet shumë, do ta ndërrojmë. Jemi vazhdimisht në kërkim të furnizuesve të rinj që mund të sjellin produket cilësor me një çmim të mirë.
Për të përmirësuar cilësinë e bukës, autoritetet ruse duhet të heqin kontrollin mbi çmimet dhe ta zëvendësojnë me ndihmë për ata që kanë nevojë.
Një largim nga subvencionet për prodhuesit e grurit, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe fuqisë konsumatore do të ndihmonin krijimin e një ekonomie të shëndetshme.