Reciprocitet për çimenton, asnjë gram grurë kuksian në Kosovë
Kukës, 7 korrik - Taksa për çimenton e importit vazhdon të mbahet në fuqi nga ana e Kosovës, pavarësisht premtimeve për heqjen e saj nga Hashim Thaçi, ditë më parë në Tiranë.
Ndërkohë, Sindikata e Pavarur e Shqipërisë u ka bërë thirrje zyrtarëve në Kosovë që të heqin tarifën e çimentos, në të kundërtën ajo ka paralajmëruar protesta para Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Si kundërpërgjigje edhe Shqipëria po tregon shenja reciprociteti me Kosovën. Dogana e Shqipërisë ka penguar bujqit e zonës së Kukësit që të grumbullojnë grurin e prodhuar në fushat e tyre në fabrikën e miellit në Xërxë të Rahovecit në këmbim të miellit.
Ky veprim ndërmerret për herë të parë nga ana e Doganës së Shqipërisë dhe bëhet në emër të luftës kundër evazionit fiskal, por edhe të mbrojtjes së prodhimit vendas.
Drejtori i Doganës së Kukësit, Ali Tota, thotë se shkëmbimi i grurit me miell që bëhet në fabrikat e Kosovës është në kundërshtim me Kodin Doganor, por që e kemi toleruar më parë.