Raste të rralla kur qytetarët lajmërojnë për ushqim
Prishtinë, 8 janar- Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, bënë kontrollet e rregullta sipas planit nacional të kontrolleve zyrtare tek operatorët e ushqimit, depot ushqimore, dyqanet e vogla që bëjnë shitjen e produkteve ushqimore dhe objekteve hoteliere.
Zyrtari për Informim në AUV, ka bërë të ditur se deri me tani nuk kemi hasur në operator të biznesit të cilët shesin produkte me afat të skaduar, posaçërisht operatoret e bizneseve ushqimore.
Të gjitha produktet ushqimore që importohen duhet ti plotësojë kërkesat higjienike të specifikuara në certifikatat shëndetësore të lëshuara nga autoriteti kompetent, ka theksuar ai.
Sipas tij nuk lejohet importi dhe vendosja në qarkullim për shitje i asnjë produkti ushqimor me afat të skaduar të përdorimit .
Ende mungon përkrahja qytetareve rreth sigurisë në ushqim, janë raste shumë të rralla kur qytetaret kanë lajmëruar për ushqime të dyshimta, në ato pak raste kur kanë lajmëruar kemi intervenuar brenda ditës dhe kemi larguar nga tregu secilin produkt qe është konstatuar si i dyshimtë, ka pohuar ai.
Duke shtuar se fusha e sigurisë së ushqimit është një fushë komplekse ku duhet monitorim në tërë zinxhirin e saj deri në tryezën e konsumatorit atëherë pa ndihmën e konsumatorëve është vështirë që të futet gjithçka nën kontroll.
Edhe me ligjet ne fuqi mbi sigurinë ushqimore i obligon konsumatorët që të verifikojnë datën e skandencës dhe përshkrimin e dekleracionit të produktit nëse kanë dyshime duhet të njoftojnë autoritetin kompetent për kontroll të ushqimeve, ka theksuar ai.
Të gjitha bizneset me ushqime në bazë të ligjeve dhe procedurave standarde të kontrollit, sipas Thaçit janë të obliguara që mos të shesin produkte të dyshimta.
Gjatë gjithë kohës duhet të ushtrojnë vetë kontroll të produkteve. Nëse nuk i përfillin këto masa atëherë ata ndëshkohen, ka pohuar ai.
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit të kontrolleve të produkteve ushqimore, AUV ka ftuar të gjithë konsumatorët që vërejnë ose kanë dyshime për produkte ushqimore të njoftojnë autoritetin tonë në çdo kohë përmes linjës sonë të gjelbër ku mund të thërrasin pa pagesë 24 orë numër të cilin mund ta gjeni në ueb faqen tonë zyrtare.
Secili që ka dyshime në produktet ushqimore që konsumon, i njihet e drejta për ankesë pranë autoritetit tonë dhe gjithmonë ne do ju dalim në ndihmë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm publik.
Në aspektin social, AUV, u jep të drejtën qytetarëve Kosovar të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ka theksuar Thaçi për gazetën \"Epoka e re\".
AUV këtë e argumenton përmes procedurave standarde të kontrollit kufitar dhe atij të brendshëm qe ne aplikojmë.
Përmes sistemit të kontrollit nga ferma në tryezë qe kemi punuar në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimore duke filluar nga gjenetika procesi i rritjes përpunimi, paketimi ruajtja shitja ne treg deri ne tryezë, ka thënë ai.
Sipas Thaçit falë kësaj kontrolle profesionale AUV ka arritur që të ruaj shëndetin e përgjithshëm publik ku për disa vite radhazi nuk ka pasur asnjë helmim masiv me ushqim.
Produktet ushqimore të plasuar në tregun Kosovare nuk mund të kategorizohen si të dyshimta, ka thënë ai.