24 Dhjetor 2024

Raiffeisen dhe Sigal Uniqa Group mundësojnë financimin e gjedheve

Prishtinë, 8 janar - Banka Raiffeisen, Raiffeisen Insurance Broker dhe Kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group, në bashkëpunim me projektin  e USAID-it “Mundësitë e reja për bujqësi”, për herë të parë në Kosovë, mundësojnë financimin dhe sigurimin e gjedheve.

Ky është një program i iniciuar nga USAID-i i cili ka për qëllim që të rris sigurinë për investime në ferma të qumështit në Kosovë. Programi po ashtu synon të zvogëlojë edhe efektet negative në fermë përmes sigurimit të kompensimit për dëmet e pësuara.

“Sigurimi i gjedheve është një hap shumë i rëndësishëm në tregun bankar të Kosovës. Ne shpresojmë se kjo praktikë do të vazhdojë të zbatohet edhe në sektorët e tjerë të bujqësisë dhe blegtorisë duke pasur kështu një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e përkrahjes financiare nga Banka si dhe në sigurinë e investimit për fermerët kosovarë”, tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Sofo Limaj, Drejtor ekzekutiv i Kompanisë së Sigurimeve SIGAL UNIQA Group AUSTRIA tha se  “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA e konsideron edhe bujqësinë dhe blegtorinë si një segment shumë të rëndësishem të aktivitetit ekonomik i cili ndikon edhe drejtperdrejt në ekonomitë familiare.

Bazuar në këtë dhe në strategjinë dhe vizionin e kompanisë ne po lancojmë një produkt të veçant për mbështetje të fermerëve me qellim të garancionit dhe sigurisë së investimeve financiare të tyre në këtë sektor. Si lider në tregun e sigurimeve në Kosovë, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të jemi gjithnjë pranë klientit tonë duke i ofruar produkte inovative dhe sherbim profesional në treg”.

Ndërsa Mark Wood drejtor i projektit të USAID-it Mundësitë e reja për bujqësi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm i cili pritet të ketë ndikim pozitiv në sektorin e bujqësisë në Kosovë.

“Sigurimi bujqësor është një mjet i domosdoshëm i menaxhimit të rrezikut për bujqësinë moderne që promovon zhvillimin e një sektori bujqësor më konkurrues përmes investimeve të reja kapitale, përvetësimit të teknologjive të fundit dhe risive të reja në prodhim, përpunim dhe marketing. Përfitimet që rrjedhin nga një treg efektiv i sigurimit bujqësor mund të kenë ndikime të gjera pozitive për Kosovën” tha z. Wood.  

Sigurimi do të mbulojë vlerën e zëvendësimit të gjedheve me çmimin e tregut nga sëmundjet e zakonshme, aksidentet, ndërhyrjeve kirurgjikale te pësuara për shkak të aksidenteve, ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të sëmundjeve gjate periudhës se sigurimit, helmimeve aksidentale etj.


Gjatë marrjes së kredisë, fermeri mund të zgjedhë mundësinë e sigurimit, dhe gjedhet të cilat dëshiron t’i sigurojë. Formulari i marrjes në sigurim plotësohet gjatë vizitës në fermë, bashkë me aplikacionin për kredi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)