Rahoveci dhe Kukësi nënshkruajnë marrëveshje për biodiversitetin e lumit Drin
Rahovec, 14 shkurt - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi do të takohet sot me kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi.
Gjatë këtij takimi kryetari Latifi dhe kryetari Domi do të nënshkruajnë marrëveshjen “Rritja e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Pellgut Ujëmbledhës – Biodrini” dhe do të kenë një prononcim për media.