07 Maj 2024

Qumështorët protestojnë

Prishtinë, 15 korrik - Shoqata e Qumështoreve të Kosovës bashkë me Shoqatën e Prodhuesëve të Qumështit të Kosovës kanë marrë vendim që sot të organizojnë protestë në Sheshin Skenderbeu dhe Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.

Kërkesat e të dy shoqatave dhe shumë antarëve të saj, prodhues vendor të produkteve të qumshtit, janë që të mos lejohet importimi i produkteve nga jashtë me koncentrat të lartë të yndyrës bimore në tregun Kosovarë.

Këto listohen si produkte qumështi kur faktikisht nuk janë, me një cmim shumë konkurues duke dëmtuar në këtë mënyrë prodhuesit vendor, produktet e të cilëve janë 100% produkte natyrale.

Momentalisht ekziston një sasi shumë e madhe tepricave së qumështit në treg dhe prodhuesit tanë janë të shtyer të ndërmarin hapin e ardhshëm, protestën, në të cilën do të kërkohet ndihmë nga qeveria Kosovare në aplikimin e tarifave tatimore për produktet me koncentrim te lartë të yndyrës bimore.

Gjithashtu edhe për kërkesat tjera si për produktet jashtë standartit, produktet e dampuara, produktet e subvencionuara nga importi, problemet me inkasim të mjeteve.

Ligj i cili ekziston mirëpo ende nuk aplikohet. Protesta do të ndihmoj edhe në vetëdijësimin dhe edukimin e masës, për vlerat dhe përparësitë e përdorimit të produkteve vendore.

Në protestë do të jenë të pranishëm një numër shumë i lartë i pjesmarësve duke përfshirë punëtorë të qumështoreve, fermer, bashkëpuntorë dhe prodhues vendore. Po në këtë datë do të ndërprehet grumbullimi dhe procesimi i qumështit në qumështoret tona në gjithë territorin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)