23 Dhjetor 2024

Qumështi vendor, i sigurt për konsum

Prishtinë, 26 shkurt - Qumështi i cili prodhohet në Kosovë është i sigurt për konsum, kështu kanë dalë mostrat e marra në katër prodhues vendorë.

Rezultatet kanë treguar se alfatoksina ka dalë të jetë negative. Burime të gazetës “Zëri” brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës (AUVK) bëjnë të ditur se qumështi dhe produktet e qumështit që prodhohen në Kosovë janë të sigurta për konsum.

“Analizat janë marrë te katër prodhues dhe në të gjitha mostrat alfatoksina ka dalë të jetë në bazë të parametrave të lejuar në Kosovë. Kështu që konsumi i prodhimeve vendore është tejet i sigurt”, tha burimi i besueshëm i gazetës brenda AUVK-së.

Sipas këtij burimi, inspektorët e AUVK-së kanë marrë mostrat e të gjithë prodhuesve vendorë, por edhe te të gjitha kompanitë që kanë importuar qumësht në vendin tonë, por sipas tij, një pjesë e analizave ende nuk janë të gatshme.

Në anën tjetër, zyrtarë të AUVK-së bëjnë të ditur se inspektorët e AVUK-ut vazhdojnë të mbajnë të bllokuara nëpër pikat kufitare, por edhe nëpër depo të kompanive private më shumë se 300 mijë litra qumësht me përmbajtje kancerogjene.

Zëdhënësi i AUVK-së Lamir Thaçi thotë se aktualisht në fuqi është vendimi i AUVK-së për të larguar nga tregu qumështin “Meggle“ me 3.2 për qind yndyrë me datë të skadimit 23.06.2013, e që ka origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina, qumësht “Fast“ me 3.5 për qind yndyrë me datë skadimi 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria, qumështi “Primalat” 3.8 për qind yndyrë me origjinë nga Shqipëria, me datë të skadimit 05.08.2013, qumësht “Primalat” me 1.5 për qind yndyrë me datë të skadimit 10.03.2013, qumësht “Primalat” me 1.6 për qind yndyrë me datë të skadimit 04.04.2013, si dhe qumështi “Primalat” me 3,5 për qind yndyrë e më datë të skadimit 01.08.2013.

Sipas zyrtarëve të AUVK-së, nga tregu është hequr edhe qumështi “Zott” me 3.5 për qind yndyrë e me datë skadimi 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Po ashtu AUVK ka hequr nga tregu edhe qumështin ”Dukat” me 2.8 për qind yndyrë me datë skadimi 12.05.2013, si dhe të gjitha seritë e qumështit “Dukat” për kafe me 3.8 për qind yndyrë.

Thaçi thotë se AUVK-ja ka bërë analiza edhe të të gjitha llojeve të qumështit që importohen në Kosovë, por sipas tij deri më tash analizat nuk kanë përfunduar. “Inspektoret e AUVK-së janë në gatishmëri 24 orë dhe ata nuk lejojnë që në vendin tonë të futet qoftë një litër qumështit i dyshimtë”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)