23 Dhjetor 2024

Qumështi i infektuar, kontrolle për pasojat në popullatë

Tiranë, 28 shkurt - Në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se do të zhvillojë një hetim epidemiologjik për të verifikuar nëse përdorimi i qumështit të dyshuar si infektuar ka dhënë ose jo pasoja te qytetarët, ndërkohë që kontrolle do të ushtrohen edhe në kopshtet dhe cerdhet publike për të bllokuar përdorimin e markave të dyshuara.

Dje autoritetet njoftuan se nga analizat paraprake kishte rezultuar se disa prej markave të qumështit kishin një përmbajtje mbi normën të aflotoksinës, një substancë kancerogjene. Analizave tani do t’i nënshtrohen edhe të gjitha prodhimet e tjera vendase.

 Autoriteti kombëtar i Ushqimit tha sot se nga tregu janë tërhequr të gjitha sasitë e qumështit të dyshuar se ka përmbajtje të aflatoksinës, substancës së rrezikshme e cila nëse konsumohet në doza të mëdha rrezikon të provokojë kancerin në mëlci.

Ndërsa nga ana e saj ministria e Shëndetësisë njoftoi se ministri ka firmosur një urdhër “që do t’i shkojë institutit të Shëndetit publik për kontrollin e menjëhershmë të konsumimit të qumështit në institucionet publike dhe jo publike, cerdhet dhe kopshtet, pse jo dhe institucionet e tjera”, njoftoi Drejtori i Pergjithshem Pellumb Pipero.
 

Institucioni që mbulon kopshtet dhe cerdhet në Tiranë njoftoi sot se ka ndërprerë ndërkaq furnizimin me markat e konsideruara të dyshuara.

Alarmi në Shqipëri shpërtheu pasi autoritetet në Kosovë ndaluan mes të tjerash tregtimin dhe importimin e dy markave të qumështit të prodhuar në Shqipëri.

Prodhuesit vendas kundërshtuan duke qenë se sipas tyre nuk ka një laborator të specializuar që të verifikonte praninë e aflatoksinës.

Një laborator I tillë nuk ekziston as në Shqipëri. Por analizat paraprake dhanë rezultate që linin vend për dyshime.

Drejtori Pipero tha se mostrat do të dërgohen pranë një laboratori të akredituar në Itali: “As në Kosovë as në Shqipëri nuk bëhet matja kuantitative. Bëhet në laboratore reference, të specializuara dhe ne do t’I cojmë mostrata në Istitutin superior të Shëndetit të Romës, për të bërë matjet kuantitative dhe cilësore, flas për llojet e ndryshme të aflatoksinave në përbërje të qumështit”.

Ministria njoftoi gjithashtu se ajo do të nisë edhe një hetim epidemiologjik për të verifikuar nëse konsumimi i qumështit të dyshuar ka sjellë pasoja mbi organizmin e popullatës.

“Do të hetohet ku është tregtuar qumështi, shpërndarja gjeografike, kush e ka konsumuar më së shumti dhe në këto grupe popullatash do merren kampionë për t’u analizuar. Ne do merremi me efektin e mundshëm negative mbi shëndetin e popullatës”, tha zoti Pipero.

Përvec markave të dyshuara, Autoriteti kombëtar i Ushqimit ka nisur marrjen edhe të kampionëve të tjere te qumështit vendas në mënyrë që të ndertohet një panoramë e qartë e gjendjes.

Aflatoksina e cila ështe një lloj kërpudhe ose myku, shfaqet te ushqimi që i jepet bagëtive, duke u transferuar më pas te qumështi që ato prodhojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)