22 Dhjetor 2024

Qumështi është produkti më i shëndetshëm për fëmijët

Prishtinë, 1 qershor - 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Qumështit dhe Fëmijëve u festua edhe në Kosovë. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, agrobiznese që merren me prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe fëmijë të shumtë, sot në mënyrë të organizuar e shënuan këtë ditë së bashku në sheshin “Nëna Terezë”.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se kjo datë nuk duhet të shihet si simbolikë e rastësishme e dy festave, sepse nuk është e tillë, ngaqë qumështi është produkti më i dashur dhe më i shëndetshëm për fëmijët dhe ndërkombëtarizimi i tyre në një datë të vetme nuk ka qenë i rastësishëm.

Ai tha se sektori i qumështit është njëri prej sektorëve më të rëndësishëm në vendin tonë.

“Neve si institucione, si prodhuesit ashtu edhe përpunuesit e qumështit, me punën e tyre të pandalshme, në çdo vit po na obligojnë që ta rrisim përkrahjen për të shtuar sasinë dhe për të ngritur standardet e prodhimit të qumështit. Këtë vit kemi rritur përkrahjen financiare për krerë të lopëve qumështore nga 30€ në 50€, si dhe kemi rritur përkrahjen edhe për dy nën-sektorë të tjerë të blegtorisë”, deklaroi Stavileci.

Ai tha se shtatë nga dhjetë agrobizneset që i kanë ekspozuar produktet e qumështit në shesh kanë përfituar grante të ndryshme investive, me të cilat i kanë rritur kapacitetet prodhuese dhe përpunuese në vitin e kaluar.

Ndërsa, Suzana Baja, koordinatore në organizatën Solidar Suisse, tha se është duke ju kushtuar vëmendje e madhe sektorit të blegtorisë për përmirësimin e cilësisë dhe parashihet që në vitin e ardhshëm të rritet edhe konsumi i prodhimeve vendore.

\"Vet fakti se marrëdhëniet mes prodhuesit dhe përpunuesit janë në nivel tjetër, që diskutohet dhe negociohet më tepër, pastaj investohet në higjienë, në infrastrukturë dhe të gjitha këto, qoftë prej Ministrisë, qoftë prej akterëve tjerë, tregon që produktet e sektorit të blegtorisë janë të cilësisë së lartë dhe janë produktet bazë të tryezës tonë”, tha Baja.

Në anën tjetër, Ramadan Memaj nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, tha se ekziston një përkushtim dhe një bashkëpunim shumë i mirë për zhvillimin e sektorit dhe rezultatet e para veç janë duke u parë, për shkak se kemi interesim të shtuar të fermerëve për ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese.

“Kemi investime mjaft të mëdha edhe në sektorin e përpunimit dhe trendi që ka mbizotëruar tash e sa kohë i disproporcionit është duke u ndërruar në favor të prodhuesve vendorë. Besoj që brenda një kohe të shkurtër do të kemi një stabilitet në sektorin e qumështit”, deklaroi Memaj.

Dita Ndërkombëtare e Qumështit festohet prej vitit 2001 në Kosovë dhe për të promovuar produktet e qumështit, sot ka filluar edhe fushata sensibilizuese “Lara 2012”, e cila do të zgjas 2 muaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)