Qumështarët protestojnë
Prishtinë, 15 korrik - Dhjetëra anëtarë të Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës bashkë me Shoqatën e Prodhueseve të Qumështit të Kosovës, kanë protestuar në sheshet Skënderbeu dhe Ibrahim Rugova, duke kërkuar që të mos lejohet importimi i produkteve nga jashtë me koncentrat të lartë të yndyrës bimore në tregun kosovar.
Protestuesit kanë derdhur qumështin para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë thënë se nëse deri më 23 korrik nuk plotësohen kërkesat e tyre, do ti radikalizojnë protestat e tyre.