Qumështarët, protesta të tjera të mërkurën
Prishtinë, 21 korrik - Shoqata e Qumështorëve të Kosovës ka paralajmëruar se të mërkurën do të organizojnë protestën e radhës.
Sipas tyre, ajo do të mbahet para zyrave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, me ç`rast do të kërkohet mbrojtje e produkteve të qumështit nga konkurrenca jolojale që po bëhet nga produktet e importuara, të cilat sipas prodhuese dhe përpunuesve të qumështit, po importohen pa asnjë kriter.
Qumështarët kanë vendosur të protestojnë të mërkurën, para Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, me kërkesën që ky institucion t\'i mbroj nga konkurrenca jolojale që sipas tyre po shkaktohet nga produktet e importuara. Qumështarët thonë se këto produkte janë të dyshimta, ndërsa kërkuan nga agjencia që të bëjë transparente të gjitha veprimet që shkojnë në mbrojtje të produkteve vendore të qumështit.
Arsye se pse ne prapë do të protestojmë, është fakti që AVUK i ka ndërmarrë disa veprime shumë minore, në krahasim me atë çka është duke u kërkuar.
Në fakt ata i kanë larguar disa prej produkteve të cilat kanë ardhur në Kosovë, me përmbajtje dhe me etiketa, të cilat janë mashtrim për konsumatorin dhe shtetin e Kosovës.
Në fakt këto produkte në masë të madhe e kanë renduar dhe e kanë bërë që sektori i qumështit në Kosovë, të ndodhet para një bllokade të pakalueshme, thotë Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës.
Memaj tha se nga janari i këtij viti ka alarmuar Qeverinë se shtimi i qumështit në muajt e verës, do të paraqet problem nëse nuk merren masa për mbrojtjen e këtij sektori. Por, deri tani nuk ka marr asnjë përgjigje.
Ne jemi rënë në dilemë ne fermerët dhe ne jemi në pozitë shumë të palakmueshme. Ju e dini gjendjen e fermerit në Kosovë. Çdo fermer është i zhytur në kredi. Edhe thirrja e ministrisë ka qenë që sa më shumë me rrit prodhimin e qumështit me i shtu krerët e lopëve, e tash jemi në situatë se çka me ba me këtë prodhim që e kemi e jo me shtu më shumë. Unë jam subvencionu prej Ministrisë së Bujqësisë, me qëllim që me rrit prodhimin qumështit, tash jemi në pozitë ku me hup qumështin jo ku me e shit, thekson Nexhmi Hyseni, fermer.
Por, pretendimet e qumështarëve se në vend ka produkte të dyshimta i hedhë poshtë, kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit, Valdet Gjinovci.
\"Mund të them me përgjegjësi të plotë se në treg nuk ka produkte të dyshimta, sepse produktet që janë më origjin bimore, mund të përdoren lirisht dhe nuk paraqesi asnjë rrezik për qytetarët. Gjithkush ka të drejt të protestoj..,\" potencon Valdet Gjinovci, kryeshef i Agjencisë së Ushqimit.
Qumështarët thonë se 40 deri në 50 mijë litra qumësht, janë tepricë ditore në Kosovëse. rtk