23 Dhjetor 2024

Qumështarët duan mbrojtje nga konkurenca jolojale

Prishtinë, 29 qershor -   Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit u kanë bërë thirrje ministrive përkatëse, që të ndërmarrin masat e nevojshme që qumështarët të mbrohen nga konkurrenca jolojale.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Ramadan Memaj, kërkoi marrjen e masave të nevojshme që t’i iket hiperprodhimit apo paraqitjes së tepricave të qumështit në treg.

“Që nga janari i vitit 2014 vazhdimisht kemi kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga Doganat dhe ministritë e tjera që të ndërmarrin masat e nevojshme që t’i iket hiperprodhimit në Kosovë apo paraqitjes së tepricave të qumështit e cila këtë sektor e ka përcjell për një kohë mjaftë të gjatë.

Nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret dhe sot sektori i qumështit përballet me problem shumë të madh me krijimin e tepricave të qumështit, të krijimit të rezervave shumë të mëdha në fabrikat e përpunimit të qumështit,” ka thënë Memaj.

Kërkesat e qumështarëve janë përkrahur edhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Sipas tij, në qoftë se nuk mbështet sektori prodhues dhe nëse nuk merret në mbrojtje, zhvillimi ekonomik do të jetë më tepër një dëshirë sesa një realitet.

“E kemi parë të arsyeshme që ta ngremë zërin e arsyes karshi institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që për sektorin prodhues të bëhet më tepër, sepse në Kosovë mund të flitet për vizione të shumta por në qoftë se nuk do të ketë mbështetje sektori privat, në qoftë se nuk do të ketë mbështetje sektori prodhues e në veçanti krahas mbështetjes të ketë mbrojtje edhe nga konkurrenca jo lokale dhe jashtë kritereve dhe standardeve atëherë zhvillimi ekonomik do të jetë më tepër një dëshirë sesa një realitet,” thotë Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Gërxhaliu tha se në Kosovë më shumë po stimulohet dhe mbështetet importi, në vend se të ketë mbrojtje dhe forcim të prodhimit vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)