Qumësht pluhur nga Serbia e Çekia importohet në Kosovë
Prishtinë, 16 korrik - Një sasi e konsiderueshme e qumështit pluhur është futur legalisht në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti.
Mirëpo, edhe më tutje mbetet mister se ku po përfundon ai, pasi që i njëjti nuk gjendet askund në ndonjërën prej marketeve të mëdha në vend.
Ndryshe Shoqata e Qumështoreve të Kosovës bashkë me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit paralajmërojnë institucionet e Kosovës, se do të përshkallëzohen protestat nëse kërkesat e tyre nuk shqyrtohen me seriozitet.
/Zëri/