22 Dhjetor 2024

Qeveria të rishqyrtojë masat anti-Covid pasi diskriminojnë votuesit nga jashtë

Prishtinë, 11 shkurt - DnV ka shprehur shqetësim për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave anti-Covid në një kohë kur numri i personave të infektuar me Covid-19 është në rritje të vazhdueshme dhe kur masat parandaluese paraprake janë shkelur në pothuajse të gjitha aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike.

Për më tepër, vendimi i Qeverisë është kontradiktor me vendosjen e masave të reja ndaj qytetarëve të Kosovës, (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), të cilët gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ RT-PCR të bërë më së largu 72 orë ose në të kundërt të vetizolohen për 7 ditë.

Nga një anë ka lehtësim masash ndërsa në anën tjetër të njëjtat bëhen me strikte duke diskriminuar qytetarët e Kosovës që vijnë nga jashtë.

Duke e ditur që shumë qytetarë me të drejtë vote janë nisur drejt Kosovës, kjo masë e re e Qeverisë e paralajmëruar me vonesë, mund të cënojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Kosovës për të votuar.  

DnV kërkon nga Qeveria që të rishqyrtojë të gjitha masat e reja anti-Covid të cilat janë gjithashtu në kundërshtim edhe me rekomandimet e ekspertëve të fushës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)