23 Dhjetor 2024

Qeveria e përkushtuar që ti përkrah prodhuesit vendor

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Financave Besim Beqaj edhe një herë shprehi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përkrahur prodhuesit e produkteve bujqësore.

“Kjo po tregon edhe njëherë pjekurinë e gatishmërinë e ndërmarrjeve tona për të rritur cilësinë e produkteve të tyre. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i përkrahë në mënyrë maksimale.\"

\"Ne gjatë këtij viti kemi marrë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, e ai është vendimi për lirimin nga TVSH-ja të të gjitha produkteve primare të bujqësisë, që nënkupton që do të kemi mbi 20 mijë njerëz të cilët do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ky lirim dhe që nënkupton që do t’i kemi mbi 20 të punësuar apo vetëpunësuar të cilët do të hiqen nga barra e trajtimit të statistikave e të papunësuarve.” tha  ministri Beqaj , gjatë vizitës në Panairin e Produkteve Bujqësore, që po mbahet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas të parit të Ministrisë së Financave e ardhmja ekonomike e vendit nuk varet në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm nga bujqësia, por bujqësia do të jetë njëri nga sektorët më të rëndësishëm.

“Ne, në buxhetin e vitit 2014, do të tregojmë edhe një rritje të buxhetit për bujqësinë që nënkupton përkushtimin që të krijojmë ambient sa më të mirë për sektorin për të cilin jemi këtu sot”, tha ministri Beqaj.

Gjatë vizitës në panair Ministri Beqaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu,  u takua me shumë ndërmarrës vendor dhe rajonal, ndërmarrje që kanë ardhur nga vendet fqinje,  të cilët kishin ekspozuar produktet e tyren.

Ai theksoi se nga bisedat që kishte gjate gjatë vizitës ka pare se njerëzit shumë lartë e kanë vlerësuar, qoftë pjesën e subvencionimit, që po tregon efektet e veta, por e kanë mirëpritur në masë të madhe edhe vendimin për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar, çka nënkupton që vitet e ardhme presim përmirësim edhe më të madh.

Ndërsa , kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se  panairet e tilla duhet të jenë në funksion të zhvillimit, në funksionon të partneritetit, dhe ky partneritet duhet të jetë i orientuar me partneritetin ekstern jashtë Kosovës.

“Vetë fakti që çdo ditë kemi prodhimet të reja dëshmon se me kalimin e kohës prodhimet vendore janë duke dominuar tregun kosovar. Por dua të besoj se është një rrugëtim pozitiv i cili garanton që të ardhmen do të kemi përmirësim të bilancit të pagesave dhe bilancin mes eksportit dhe importit do ta reduktojmë”, tha kryetari Gerxhali .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)