22 Dhjetor 2024

Qeveria e aprovon Strategjin për Zhvillimin e Pylltarisë 2010–20

Prishtinë, 12 shkurt - Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të 109, të rregullt  ka aprovuar Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë, 2010 – 2020.

Kjo strategji  identifikon si objektiv të përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës ngritjen e kontributit në ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore duke marrë parasysh rolin shumë funksional të tyre.

Në mënyrë që të ketë përputhje me objektivin e përgjithshëm, Qeveria do të mirëmbajë dhe do të zgjerojë zbatimin e aktiviteteve të sektorit pyjor përmes ofrimit të një kornize mbështetëse institucionale dhe rregullative, si dhe të sigurojë mekanizma të përhershëm për përmirësim të gjendjes në sektorin e pyjeve.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka njohur kabinetin qeveritar me mbështetjen e fuqishme që Kosova ka marr në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtarë në Vjenë. Në këtë takim, ka thënë kryeministri Thaçi, Kosova është përkrahur në proceset zhvillimore të saj që janë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe me dokumentin e presidentit Ahtisari, si dhe ka marr mbështetjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtarë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Qeveria ka miratuar vendimin e bazuar në  Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës, Nr. 03 /L-177/ nenit 12 alineja 2 sipas të cilit Qeveria ka autorizuar ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave që të aprovojë transfere për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën 20.000 (njëzetmijë)  euro.

Në mbledhje është aprovuar Strategjia për Komunitete dhe Kthim 2009 – 2013 e cila angazhohet për të definuar kthimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e të gjitha komuniteteve në terma afatgjatë dhe që ka ndikim në të gjitha aspektet e jetës dhe në të gjitha nivelet. Kthimi i qëndrueshëm dhe zhvillimi nënkupton zhvillimin e një modeli, që në mënyrë kualitative përmbushë nevojat shoqërore-ekonomike, dhe interesat e qytetarëve. Një nga synimet kryesore të kthimit të qëndrueshëm është mundësia e punësimit, si dhe zvogëlimi i pabarazisë shoqërore në grupet e margjinalizuara. Programet për zhvillimin e mundësive të punësimit fillimisht duhet të synohen tek grupet më të pambrojtura, por gjithashtu duhet të jenë jo-diskriminuese ndaj grupeve tjera.

Qeveria ka aprovuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për blerjen e objekteve të Ambasadave të Republikës së Kosovës, i cili përcakton se pas përfundimit të negociatave, autoriteti nënshkrues i kontratës do të jetë drejtori i prokurimit në ministrinë e Punëve të Jashtme.

Vendimi tjetër, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është marr për plotësimin e vendimit për themelimin e Universitetit të Prizrenit për mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në hartimin e Planit Zhvillimor nga menaxhmenti i këtij Universiteti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)