22 Dhjetor 2024

Qeveria do të ndihmojë bujqit që janë dëmtuar nga breshëri

Mamushë, 21 maj - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe zëvendës ministrin e tij, Imri Demelezi vizituan fshatin Nëpërbisht të Therandës dhe komunën e Mamushës, pas dëmeve të shkaktuara së fundmi nga breshri.

Delegacioni qeveritar, gjatë kësaj vizite u mirëprit dhe u shoqërua nga kryetarët e komunave respektive, Bali Muharremaj dhe Abdülhadi Krasniç, dhe pronarët e serrave të dëmtuara.

Breshri i datës 19 maj po përshkruhet nga banorët si më i madhi ndër dekada. Nga kjo fatkeqësi natyrore janë dëmtuar rëndë serrat në të cilat kultivohen produkte të ndryshme e nga të cilat furnizohet pjesa më e madhe e tregut të perimeve.

Kjo vizitë pati për qëllim njoftimin nga afër me dëmet e shkaktuara dhe shprehjen e përkushtimit për t’i dalë në ndihmë fermerëve.

Kryeministri Kurti ka thënë se fillimisht do të bëhet evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve, për çka veçse janë themeluar komisionet e përbashkëta, dhe mbi përfundimet e këtyre komisioneve, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer.

"Janë situata të këtilla kur shteti duhet ta dëshmojë veten, dhe një gjë të tillë do ta bëjmë. Ne duhet t’i ndihmojmë prodhuesit vendorë edhe atëherë kur nuk ballafaqohet me fatkeqësi natyrore", ka theksuar Kurti.

Ballafaqimi me pandeminë COVID-19, në anën tjetër sipas tij ka treguar rëndësinë e investimeve në prodhimet vendore. Shtetet me prodhim vendor arrijnë të tejkalojnë krizat më lehtë.

"Nga kjo, dhe për këtë arsye, ne do ta forcojmë prodhimin vendor nëpërmjet përkrahjes dhe partneritetin me prodhuesit vendorë, ashtu sikurse është thënë edhe në programin qeverisës", ka deklaruar Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)