Qarkullimi me kombaja në autostradë është i ndaluar me ligj
Prishtinë, 15 korrik - Policia e Kosovës bën të ditur se qarkullimi me kombaja në autostradë është i ndaluar me ligj.
"Duke iu referuar sezonit veror dhe tani posaçërisht kur kemi në proces korrje-shirjet nëpër gjithë vendin kemi edhe lëvizje më të shpeshta të automjeteve duke përfshirë edhe qarkullimin e mjeteve për korrje-shirje (kombaja)", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës thotë se gjatë realizimit të detyrave në disa raste gjatë natës dhe ditën ka identifikuar që mjetet për korrje-shirje kombaja) kanë qarkulluar nëpër autostradat e vendit, veprim ky që perveç që është i ndaluar rrezikon edhe jetët e pjesmarrësve tjerë në autostradë duke pasur parasyshë edhe shpejtësinë e madhe të zhvilluar nëpër këto rrugë.
"Policia apelon tek të gjithë që tu shmangen veprimeve të tilla të qarkullimit nëpër autostradë me mjete për korrje-shirje (kombaja) sepse kjo rrezikon sigurinë në trafik, megjithëse masa ligjore ndëshkuese janë duke u ndërmarrë në vazhdimësi", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po përpiqet në vazhdimësi që përveq masave ndëshkuese bazuar në ligj, të njoftojë-senzibilizojë qytetarët apo pjesëmarrësit në trafik për vigjilencë të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe në veqanti evitimin e humbjes së jetëve njerëzore nga pakujdesia.