25 Dhjetor 2024

QAD-i merr pjesë në panairin e bujqësisë në Izmir të Turqisë

Izmir, 12 shkurt - QAD-i është organizata e vetme kosovare që po merr pjesë në panairin e bujqësisë në Turqi, ata janë të ftuar edhe në konferencën ballkanike e cila do të mbahet në qytetin Izmir të Turqisë dhe në konferencën ndërkombëtare për bujqësi e cila do të mbahet në Abu Dhabi.

Zyrtarët e QAD-it, me ftesën e znj. Irmak Tan, menaxhere për marrëdhënie ndërkombëtare, po marrin pjesë sot në panairin më të madh në Turqi në sektorin e bujqësisë, i cili do të zgjasë katër ditë.

Në këtë panair ata janë njoftuar nga organizatorët e këtij panairi për mjetet më moderne në sektorin e bujqësisë dhe kanë biseduar për mundësinë e sjelles së këtyre mjeteve në Kosovë për bujqit tanë.

Poashtu, zyrtarët e QAD-it do të zhvillojnë takime me institucione të ndryshme në sferën e bujqësisë në shtetin e Turqisë.

Njëkohësisht, do të marrin pjesë edhe në konferencën ballkanike për bujqësi, e cila do të mbahet nesër në qytetin e Izmirit. QAD-i është ftuar në këtë konferencë si organizata e vetme që vepron në sferën e bujqësisë në Republikën e Kosovës, pra përfaqëson Kosovën në këtë konferencë.

QAD-i vazhdon fuqishëm në ndërkombëtarizimin e politikave të saj, ku javën e ardhshme do të udhëtojë edhe në Dubai dhe Abu Dhabi, ku është ftuar në konferencat ndërkombëtare që do të mbahen atje në sektorin e bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)