Publikohet analiza e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve
Prishtinë, 20 prill - Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” organizon ngjarjen për publikimin “Analiza e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve”.
Në këtë ngjarje do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit të realizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” për vlerësimin e zhvillimit të industrisë së përpunimit për vitin 2021, përfshirë fuqinë punëtore, shitjet dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Përveç agrobizneseve, në hapje do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga MBPZHR dhe Komunat e Kosovës dhe donatorë.
Ngjarja organizohet nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” në kuadër të projektit SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural) që zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera.