Publikohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të bujqësisë
Prishtinë, 26 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot organizon konferencë me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Bujqësisë 2014.
Regjistrimi i Bujqësisë 2014 ishte regjistrimi i parë bujqësor pas 54 vitesh.
Rezultatet përfundimtare të këtij regjistrimi përfshijë të dhëna për 34 komunat e prezantuara në nivel komunal, rajonal dhe të Kosovës.
Derisa katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut nuk janë prezantuar me të dhëna për shkak të mospjesëmarrjes së këtyre komunave në regjistrimin e bujqësisë.
Të dhënat nga ky regjistrim do të sigurojnë informata të besueshme dhe gjithëpërfshirëse që shërbejnë si parakusht për vendime strategjike.