22 Dhjetor 2024

Protesta kundër shtrenjtimit të bukës

Prishtinë, 13 gusht - Ngritja e çmimit të bukës nga 30 në 40 centë vetëm një muaj pasi ka përfunduar procesi i korrje-shirjeve është i paarsyeshëm, thonë njohësit e ekonomisë.

Sipas tyre, ka dyshime se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si rezultat i një marrëveshjeje në mes të furrtarëve.

E sindikalistët paralajmërojnë se mund të ketë protesta pikërisht kundër shtrenjtimit të çmimeve që kanë ndodhur për artikujt elementarë, siç janë buka dhe energjia elektrike.

Koha Ditore rasporton se kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, ka paralajmëruar se do të ketë një protestë në ditët e ardhshme për shkak të ngritjes se çmimit të bukës dhe të energjisë elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)