Promovohet projekti demonstrues për ruajtjen e pyjeve
Prishtinë, 19 tetor - Sot në Malet e Sharrit, Kobeni - afër Shtëpisë së Malorëve në Prizren, duke filluar nga ora 10:30, CEED Kosovo, në partneritet me AKEREE-në dhe Agrobiznesi-n, perkrahur nga UNDP- do të promovojnë Projektin demonstrues për ruajtjen e pyjeve.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit Fuqizimi i Agjendës për Ndryshime Klimatike në Kosovë (SLED2), me synim që të ngritë vetëdijen e qytetarëve për ndryshimet klimatike.
Me këtë rast do të bëhet ripyllëzimi me 8000 fidane. Përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe lokale, të UNDP-së dhe organizatave mjedisore do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Projekti Fuqizimi i Agjendës për Ndryshime Klimatike në Kosovë (SLED2) financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe nga UNDP.