23 Dhjetor 2024

Promovohet “Libri i Kuq” i Republikës së Kosovës

Prishtinë, 18 dhjetor - Zëvendësminisitri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala mori pjesë në konferencën e organizuar nga Agjensioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), me temën “Biodiversiteti si aset për zhvillim ekonomik”.

Në këtë konferencë gjithashtu u promovua edhe “Libri i Kuq Vaskular i Republikës së Kosovës”, që pasqyron nje enciklopedi të vogël të bimëve të kërcënuara nga zhdukja.

Zëvendësministri Shala në fjalën e tij falenderoi GIZ për bashkepunimin e ngushtë me MMPH në angazhimet për hartimin e planeve për rezervatet e natyrës, parqeve kombëtare, dy parqeve të natyrës dhe zonave të tjera të mbrojtura.

Shala shtoi se pjesëmarrja e MMPH’së në aktivitetet regjionale dhe promovimi i vlerave natyrore të Kosovës, gjithashtu kanë qenë në agjendën e angazhimeve me qëllim të mbrojtjes ndërkufitare të natyrës.

Sa i përket përfundimit të studimit për përpilimin e Librit të Kuq, Shala theksoi se ky libër ka qenë në planet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, që nga themelimi i MMPH’së, për faktin se ka qenë nevojë e domosdoshme për të ditur gjendjen dhe kërcënueshmërinë e një pjese të florës së Kosovës të cilat konsiderohet të rëndësisë së veçantë.

“Ky Libër i Kuq do të shërbejë si një udhërrëfyes jo vetëm për MMPH, por edhe për të gjitha institucionet tjera shkencore, OJQ dhe hulumtuesit në përgjithësi që të punojnë për parandalimin e ndikimeve negative dhe kërcënimeve tjera nga të cilat rrezikohen sot  nga zhdukja llojet e rrezikuara të florës së Kosovës,” tha në fund zëvendësministri Shala.

Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer tha se Kosova është akoma duke i ndier pasojat shkatëruese të industializimit si pasojë e ndërtimeve të infrastrukturës. Këto zhvillime ai i konsideroi të rëndësishme, megjithatë konsideroi se Libri i Kuq paraqet bazën për zhvillim të mëtutjeshëm për mbrojtjen e florës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)