26 Dhjetor 2024

Promovohen Boronicat e prodhuara në Kosovë

Prishtinë, 16 qershor - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të boronicave. 

Kjo ngjarje, e cila po mbahet për herë të parë, do t’u mundësojë kultivuesve të boronicave të ekspozojnë dhe shesin të vjelat e tyre të bollshme të boronicave të freskëta.

Kultivimi komercial i boronicave në Kosovë mbulon një sipërfaqe modeste prej 20 hektarësh, në zona të ndryshme të vendit, dhe përfshinë 15 kultivues.         

USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja për Bujqësi (NOA) dhe, më rishtazi, përmes programit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO), ka filluar me kultivimin e boronicave nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)