23 Dhjetor 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 4 personave për 1089 kilogram mish të prishur

Pejë, 27 shkurt - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B për shkak të veprave penale “Prodhimi dhe  vënia në qarkullim e  artikujve të dëmshëm  ushqimor”, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
 
Sipas aktakuzë, të pandehurit S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B., me datë 16 janar të këtij vitit, duke vepruar në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve, për çka të pandehurit ishin në dijeni, në atë mënyrë pasi që i pandehuri M.B., nuk kishte sukses dy herë për shërimin e lopës, i njëjtit me ndihmën e të pandehurit J.B., e thërret në telefon të pandehurin S.Sh., të cilit i ofron shitjen e lopës se sëmurë në shumën prej 400 eurove, e ku me pas të pandehurit  S.Sh. dhe R.Sh., shkojnë me veturë në stallën e të pandehurit M.B., e  pas arritjes se marrëveshjes, i pandehuri S.Sh. e blen lopën e sëmurë dhe të njëjtën me pas e prenë, ndërsa me veturën e të pandehurit R.Sh. e dërgojnë mishin  në punëtorinë e të pandehurit S.Sh., derisa inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  pas konstatimit të  gjendjen faktike të mishtit të sëmurë, urdhërojnë konfiskimin dhe asgjësimin e tij, në sasi prej 1.089 (njëmijetetëdhjetenëntë) kilogram mish, i cili mish ishte i destinuar për konsumim publik.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën  penale e cila ju vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)