Prokuroria e Pejës shkatërron rreth 1,600 kg mish
Pejë, 22 shkurt - Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se në kuadër të planit për luftimin e shitjes se produkteve të dëmshme ushqimore, me kërkesë të kësaj prokurorie dhe koordnimit me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Pejë, janë bastisur gjashtë lokacione të cilat dyshohet se merren me këtë lloj veprimtarie.
Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekustruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike.
Prokuroria Themelore në Pejë është e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t'i paraqesin në organet e hetuesisë.​