23 Dhjetor 2024

Prokuroria e Pejës ka ngrit 59 aktakuza kundër 66 personave për vjedhje pylli

Pejë, 1 nëntor - Nën organizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës, të mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, sot është mbajtur tryeza e dytë gjatë këtij viti, me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”.

Kjo tryezë e udhëhequr nga Kryeprokurori Agim Kurmehaj, kishte për qellim prezantimin e të arriturave prej tryezës së mbajtur në muaji  prill të këtij viti, gjetjen e mekanizmave efikas në luftimin e këtyre dukurive dhe koordinimin sa më të mirë në këtë drejtim, ku të pranishëm ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e pesë komunave (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik), zinxhiri komandues i Policisë se Kosovës në rajonin e Pejës, përfaqësues të pylltarisë dhe minierave dhe mineraleve dhe shoqërisë civile.

Lidhur me progresin e arritur gjatë këtyre gjashtë muajve, Kryeprokurori Agim Kurmehaj, tha se ka pasur rezultate të dukshme gjatë këtyre gjashtë muajve, mirëpo, theksoi se kjo dinamik e punës duhet të vazhdojë nga të gjitha institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e ambientit.

Gjithashtu, gjatë kësaj tryeze u prezantuan të dhënat e Prokurorisë Themelore të Pejës nga prokurori i shtetit Ersan Qavolli, i caktuar si koordinator  i këtyre veprave penale.

Për gjashtë muaj, kjo prokurori, ka ngritur gjithsej pesëdhjetenëntë aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë personave për veprën penale “Vjedhje e pylli”, ndërsa ka sekuestruar 256.24 m³ masë drusore, nëntëmbëdhjetë kamion, nëntë kombi , dhjetë automjete, shtatë traktor dhe gjashtë motor sharra, për dallim nga viti i kaluar ku të sekuestruara ishin vetëm një kamion dhe një traktor.

Në fund të kësaj tryeze u propozuan nga të pranishmit konkluzione të ndryshme të cilat do shërbejnë për mbrojtjen e ambientit, veçanti pyjet dhe lumenjtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)