24 Dhjetor 2024

Projektet e fermerëve të Dragashit, gjejnë mbështetje

Prishtinë, 17 mars – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në mbarë vendin, e në veçanti në këtë komunë.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht lidhur me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët arrijnë t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrjet për aplikim, të cilat vazhdojnë të jenë të hapura deri më 10 prill të këtij viti.

Po ashtu, ministri e njoftoi kryetarin se sivjet me rritjen e buxhetit për këtë ministri janë shtuar edhe masat mbështetëse për sektorin e blegtorisë, i cili sivjet do të mbështetet përmes granteve investive dhe pagesave direkte, e në të cilin mund të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilat sipas tij janë të njohur për veprimtaritë e tyre blegtorale.
Kjo mbështetje, sipas ministrit do t’i ndihmojë fermerët që të zgjerojnë veprimtaritë e tyre blegtorale, duke  ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori në këtë komunë.

Nga ana e tij, kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për zhvillimin e projekteve të ndryshme bujqësore në këtë komunë. Kryetari Jenuzi, e njoftoi ministrin për zhvillimet e sektorit në këtë komunë, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj ane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)