23 Dhjetor 2024

Produktet dhe ushqimi i Kosovës promovohen në Gjermani

Berlin, 18 janar - Kosova po merr pjesë në Javën e Gjelbër Ndërkombëtare në Berlin të Gjermanisë.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, së bashku me 83 ministra të tjerë të Bujqësisë dhe Ushqimit nga shumica e shteteve të botës, dje morën pjesë në hapjen e kësaj ngjarje promovuese, e cila vlerësohet të jetë më e madhja në botë për sa i përket promovimit të ushqimit.

Në kuadër të kësaj jave, ushqimi dhe produktet kosovare po prezantohen edhe në panairin më të madh botëror për ushqim, bujqësi e kopshtari dhe përmes një restauranti kosovar, të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me lëngje kosovare, birrën “Peja”, me verëra dhe produkte të tjera, vizitorëve po ju shërbehet edhe ushqim kosovar.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se përpos ekspozimit të prodhimeve kosovare dhe prezantimit të kulturës dhe traditës së ushqimit, Ministria e Bujqësisë ka përgatitur edhe materiale të ndryshme reklamuese, përmes të cilave po synojnë të rrisin publicitetin e produkteve kosovare në Gjermani.

“Ky është një prej panaireve më të rëndësishëm që organizohet për bujqësinë dhe ushqimin në botë. Vitin e kaluar kemi qenë vetëm vizitorë dhe i patëm parashtruar vetes si qëllim që sivjet t’i kemi edhe ne prodhimet tona dhe në të njëjtën kohë, vizitorëve po ju ofrojmë edhe mundësi të tjera për të njohur më shumë Kosovën, jo vetëm për sa i përket prodhimit, por edhe traditës dhe kulturës sonë\", ka theksuar Stavileci.

Pra sipas tij është hera e parë që Kosova ka një pavijon të tillë, i cili po shërben si portë e madhe për mijëra vizitorë, që të njihen me Kosovën.

\"Gjithashtu, enkas për këtë ngjarje ne kemi përgatitur edhe një libër fotografish, ku janë të përmbledhura fotografitë më të mira të bukurive tona natyrore dhe këto po shërbejnë edhe si një element shtesë për vizitorët”, tha ministri Stavileci.

Pavijoni kosovar i ushqimit sot ishte përzgjedhur të vizitohet edhe nga ministrja federale e Bujqësisë dhe Ushqimit të Gjermanisë, Ilse Aigner dhe nga kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit, të cilët u ndan shumë të kënaqur me cilësinë e ushqimit të servuar kosovar. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, panairin e ka vizituar edhe kancerja gjermane, Angelina Merkel.

Produktet e tyre ushqimore në një hapësirë prej 115000 m2 janë duke i ekspozuar rreth 70 shtete, me gjithsej 1630 ekspozues. Ndërsa, numri i vizitorëve të cilët pritet ta frekuentojnë këtë panair deri më 27 janar, sillet në rreth 400 mijë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)