Prodhuesit përkrahen për rimëkëmbjen e sektorit prodhues e përpunues
Prishtinë, 28 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e prodhimtarisë bujqësore, pas gjendjes së krijuar në vend nga COVID-19.
Gjatë takimit, Ministri Mustafa i ka njoftuar ata me masat që ka ndërmarrë MBPZhR-ja për tejkalimin e sfidave të paraqitura në këtë sektor, si dhe me mundësitë që ofrojnë programet mbështetëse të ministrisë për agrobizneset vendore.
“Në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe kam përcjellë zhvillimet në sektorin prodhues dhe përpunues, duke parë sfidat me të cilat po përballen dhe jemi munduar që përmes masave mbështetëse të ofrojmë përkrahje për agrobizneset vendore në zgjerimin dhe fuqizimin e veprimtarive prodhuese dhe përpunuese”, ka thënë Ministri Mustafa.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë falënderuar Ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahjen e ofruar për sektorin prodhues dhe përpunues në vend.