Prodhuesit e qumështit kërkojnë ndihmën e Qeverisë
Me këtë rast, përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit e njoftuan kryeministrin Hoti për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky zinxhir prodhues si pasojë e pandemisë COVID – 19, për prodhimet e tyre që po mbesin pa u plasuar në treg, në të njëjtën kohë kërkuan mbështetjen e kryeministrit Hoti dhe të Qeverisë së Kosovës për tejkalimin e kësaj situate.
Kryeministri Hoti tha se Qeveria është e gatshme për ta ndihmuar këtë sektor brenda mundësive ligjore dhe financiare.
“Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe të prodhuesve vendës dhe përmes ministrive të linjës do të gjenden mënyra të përshtatshme për përballimin dhe tejkalimin e sfidave, me të cilat po përballen prodhuesit tanë, duke përfshirë edhe prodhuesit e qumështit”, theksoi kryeministri Hoti, i cili kërkoi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ta shtojë kontrollin në terren për të siguruar ndarje të qartë të produkteve me bazë qumështin e freskët.