Prodhuesit e qumështit dhe mishit kërkojnë kontroll të importit
Prishtinë, 18 maj - Me kërkesën e ministres, Hykmete Bajrami, në Ministritë Tregtisë dhe Industrisëu mbajt takimi me shoqatat e prodhuesve të qumështit dhe mishit si dhe me shoqatat e përpunuesve të qumështit dhe mishit.Ky takim ishte vazhdim i takimit të mbajtur mes ministrit të financave dhe këtyre shoqatave.
Përfaqësuesit e shoqatave patën rastin të shprehin shqetësimet dhe sfidat e këtyre industrive që burojnë si pasojë e mungesës së kontrollit adekuat gjatë importit të produkteve të qumështit dhe mishit.
Ministrja Bajrami theksoi që Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ti përkrah prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit dhe mishit dhe për këtë qëllim ajo propozoi, që të formohen grupe punuese për çështjet e ngritura nga shoqatat dhe të bëhen rekomandime për zgjidhjen konkrete të këtyre çështjeve.