Prodhuesit e qumështit bllokojnë magjistralët kryesore
Protestuesit kanë vendosur në rrugën kryesore te Ura e Madhe në Ferizaj traktorë të shumtë, kamionë dhe vegla të tjera bujqësore.
Nënkryetar i Shoqatës së prodhuesve të qumështit, Agim Ramadani ka thënë se këta prodhues po ndihen të pakënaqur me qeveritarët, prandaj edhe kanë zgjedhur protestën.
\"Jemi të pakënaqur, sepse nuk kemi mbrojtje nga Qeveria, vijnë prodhime të huaja këndej që populli nuk e di ç\'ka konsumon. Kjo është një protestë simbolike për të porositur qeveritarët t\'i hapin sytë, sepse ka fabrika qumështi që janë mbyllur për shkak të importit të madh e që nuk po mund të plasojnë qumështin në treg\", ka thënë ai.
Ndërkohë pas disa minutash protestuesit janë larguar vetë, fatmirësisht nga protesta nuk është shënuar asnjë incident.