Prodhuesit e patates në protesta, kërkojn treg të sigurt
FSBK se bashku me prodhuesit e patates kanë akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Oden Ekonomike të Kosovës se i kanë mashtruar prodhuesit.
Kultivuesi i patates, Gani Pobratiqi, i cili sot protestoi në mbrojtje të prodhuesve të patates, foli për vështirësitë e krijuara në eksportin e këtij prodhimi. Ai tha se qeveria duhet ta zgjidhë problemin e tregut brenda dhjetë ditësh.
Ministrisë së Bujqësisë, asaj të Tregtisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i japim dhjetë ditë afat që të na sigurojë shitjen e patateve të mbetura. Përndryshe, ato patate nuk do t`i gjuajmë në lumenj, por brenda dhjetë ditësh do t`i derdhim para qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, tha Pobratiqi.
Ndërsa, bujku Sami Verbovci, akuzoi qeverinë për shtrenjtim të farërave dhe imputove tjera bujqësore.
Kjo është bllokadë totale. Janë shtrenjtuar nafta, plehu e farërat. Vitin e kaluar një thes pleh ka kushtuar 16 euro, ndërsa këtë vit 20 euro. Çmimi për një litër naftë vitin e kaluar është sjell deri në një euro, kurse këtë vit 1 euro e 35 cent, theksoi Verboci.
Protestuesit për gati dhjetë minuta bllokuan magjistralen Prishtinë Podujevë.
Dogana nga shteti shqiptar, vetëm sa e ka vështirësuar edhe më tepër punën e kultivuesve në Kosovë tha bujku tjetër Gani Vërboci.
Të vetmin treg që nga pas lufta e kemi pas Shqipërinë. Tani Qeveria e Shqipërisë i ka ngritë referencat doganore në 0.24, që do të thotë për një kilogram patate paguajmë 0.6 cent doganë, Vërboci.
Ndaj bllokimit të rrugës ndërkaq, ndërhyri policia e Kosovës e cila kërkoi që rruga të lirohej menjëherë për qarkullim. Pas dhjetë minutash protestuesit u shpërndanë të qetë.