Prodhuesit e mjedrës pajisen me certifikaten Globalg.A.P dhe HACCP
Prishtinë, 7 dhjetor - Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të flasë në hapjen e ceremonisë së certifikimit për GlobalG.A.P. dhe HACCP.
Implementimi i standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore në prodhimtarinë primare dhe të përpunimit është njëra nga sfidat kritike për sektorin e bujqësisë në Kosovë.
Programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale i USAID-it në partneritet me Komunën e Podujevës ka mbështetur prodhuesit e mjedrës në përmbushjen e kërkesave për infrastrukturën e fermave të tyre, që të pajisen me certifikaten GLOBALG.A.P.
Këta inspektorë dhe auditorë të rinjë vendorë, do të mbështesin bizneset bujqësore për të implementuar dhe certifikuar prodhimet e tyre me certifikatat ndërkombëtare për siguri të ushqimit.
Gjithashtu, fermerët vendas të mjedrës tani kanë mundësi më të mirë për të depërtuar në tregjet e reja rajonale dhe globale.