22 Dhjetor 2024

Prodhimet vendore mbrohen nga konkurrenca jolojale

Gjilan, 7 qershor - Prodhimtaria vendore po mbrohet edhe me masat antidamping dhe masat kundërbalancuese nga konkurrenca jolojale e produkteve të importit. Kompania për prodhimin e vezëve “Konsoni”, e cila sot ka përuruar linjën e re të thertores së saj, është shembulli më i mirë i përfitimit nga ndërmarrja e këtyre masave.

Me rastin e përurimit të linjës së re të thertores në këtë fabrikë, zëvendëskryeministrja/ministrja Kusari-Lila bashkë me ministrin Stavileci ju kanë bërë thirrje të gjithë prodhuesve vendorë, të cilët kanë dyshime që produkte të ndryshme po shiten nën vlerën e tyre reale, t’i adresojnë këto raste tek institucionet.
 
Për mbrojtjen e prodhuesve vendorë, ministri Stavileci ka njoftuar se është formuar edhe nëngrupi punues për politikat tregtare në bujqësi dhe pjesë e këtij grupi janë edhe komuniteti i biznesit.

Ai ka vlerësuar lartë edhe zhvillimin e kompanisë “Konsoni” për prodhimin e vezëve dhe sipas tij kjo veprimtari bujqësore është shumë mirë e konsoliduar.

“Për nënmasën për prodhimin e vezëve, sivjet kemi ndarë një fond prej 200.000 eurosh dhe përmes tij përkrahim përmirësimin e standardeve të cilësisë së prodhimtarisë, ngritjen e fermave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve në fermat e vjetra. Objektiv i kësaj nënmase është rritja e qëndrueshmërisë dhe rritja e konkurrencës së vezëve dhe produkteve të vezëve në tregun e brendshëm dhe të jashtëm”, tha ministri Stavileci.

Ndryshimet e bëra në sektorin e bujqësisë, për ministrin Stavileci janë edhe një tregues i mirë për të vazhduar mbështetjen dhe përkrahjen e prodhuesve vendorë.

“Arritjet që janë bërë në sektorin e bujqësisë, besoj se janë tregues të mirë, por jo edhe të mjaftueshëm për të na bërë komod, mirëpo këto arritje shumë më shumë mbeten një motivim që t’i bindim të gjithë që duhet të investuar në këtë sektor, i cili është e ardhmja e vendit tonë”, ka thënë ministri Stavileci.

Në anën tjetër, ministrja e MTI-së, Mimoza-Kusari-Lila, tha se investimet në bizneset e vogla dhe të mesme do të vazhdojnë të mbesin përkushtim i Qeverisë së Kosovës.

Ajo tregoi se tashmë kanë filluar të ndërmarrin edhe masa mbrojtëse ligjore për parandalimin e shkatërrimit të bizneseve vendore. Njëra ndër kompanitë që ka përfituar nga këto masa është edhe “Konsoni”. Kjo sipas saj, ka rezultuar shumë e suksesshme.

“Ne jemi duke punuar për heqjen e barrierave për të bërit biznes dhe më këtë po përfitojnë kompanitë vendore, pasi prodhimet e tyre janë kualitative dhe për këtë shembulli më i mirë është edhe Konsoni”, tha ministrja Kusari-Lila.

Projektin për ndërtimin e thertores së re në “Konson”, e ka mbështetur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me rreth 442 mijë euro.

Përfaqësuesi i kësaj zyre, Christof Stock, ka thënë se ky projekt ka ndikim të madh në këtë rajon dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit. Nëpërmjet këtij projekti, KE-ja, sipas tij nuk ka planifikuar vetëm të shtoj kapacitetet, por edhe të rris cilësinë e produkteve.

Kërkesa aktuale për mish shpezësh vlerësohet në 30 mijë ton në vit ose 18 milionë zogj brojlerë. Prodhimtaria e vezëve në vend është mbi 300 milionë vezë, ndërsa fondi i pulave vojse në fermat komerciale arrin në rreth 900 mijë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)