Prodhimet kroate të verës sfidojnë verërat në tregjet ndërkombëtare
Prodhuesit e verës shpresojnë se që prej anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian në fillim të këtij viti, reputacioni i verërave të bardha të famshme të saj (Malvasia) do të arrijnë konsumatorë të rinj.
Rrushtë e gjelbër rrinë varur në hardhi, gati për tu mbledhur, nën qiellin blu të Mesdheut. Por kjo nuk është Franca, Spanja ose Italia, por një vend relativisht i panjohur për prodhimin e verës: Kroacia. Rajoni i Istrias ka punuar shumë për cilësinë e verës së tij në dekadat e fundit.
Në pesë vitet e fundit, turizmi i verës është rritur në mënyrë të qëndrueshme, por tani, falë hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian në korrik, dhe një vit të jashtëzakonshëm për rritjen e rrushit, prodhuesit e verës Istria presin gjëra të mëdha për 2013-ën.
Moreno Coronica, një nga prodhuesit e verës më të njohur në rajon, thotë se në mënyrë që ti mbijetojë konkurrencës në treg, Istria promovon lloje të ndryshme të rrushit lokal.
Malvasia (shumëllojshmëria e rrushit të bardhë) dhe Teran ( shumëllojshmëri e rrushit të kuq) janë përgjigje ndaj globalizimit. Tërë bota ka lloje të ndryshme Merlot, Chardonnay, Sauvignon, dhe Pinot. Unë mendoj se kjo është përgjigja ndaj globalizimit . Kërkohet autoktonja, dhe çdo gjë që ne eksportojmë janë ato të varieteteve autoktone të rrushit shpjegon ai.
Coronica kujdeset për një vreshtë prej 21 hektarësh, dhe që kur filloi prodhimin 20 vjet më parë, numri është rritur nga 1300 në 130,000 shishe vere në vit. 75 % prej tyre janë verëra të përpunuara nga Malvasia, një lloj rrushi i bardhë nga kjo zonë.
Coronica thotë se rritja e turizmit në Kroaci ka bërë të mundur që turistët të njihen me këto verëra. Një tjetër prodhues vere pajtohet me të, se eksportet janë shumë të rëndësishme.
Pothuajse 70% e prodhimit tim është për eksport, sepse, mendoj unë, interesi vjen për këtë varietet të rrushit që duket si një lloj i ri në botën e verës.
Verërat e zotit Clai mund të gjenden në menutë e restoranteve të shtrenjtë në të gjithë botën, duke përfshirë restorantin me yje Michelin Hibiscus të Londrës, Sepia në Çikago, dhe Saturne në Paris.
Ai refuzon të konsiderohet si një prodhues i verës organike. Për atë, një ligj nuk mund të përcaktojë se çfarë është organike.
Ngaqë e dua natyrën, unë absolutisht nuk përdor kimikate, asnjë nga ato as në vreshta dhe as në bodrumin e verës.
Gianfranco Kozlovic vazhdon traditën e gjyshit të tij me prodhimin e verës. Por ai është i vetëdijshëm për kufizimet me të cilat ndeshet ai dhe të tjerë si ai në rajon.
Ne nuk do të jemi kurrë në mesin e prodhuesve të mëdhenj të verës për të pushtuar tregjet kinezë apo ato rusë, kështu që është shumë më interesante për ne kur verërat tona zgjidhen për restorantet më të shtrenjtë.
Kroacia i është rikthyer industrisë së prodhimit të verës pas një mungese të gjatë. Pasi vendi ka qenë një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në rajon dhe një furnizues prestigjioz i verës për Venecian dhe Vjenën në shekullin e XIX-të, me 35.000 hektarë vreshte, Kroacia sot është duke sfiduar tregun e verës me vetëm 5.000 hektarë, sipas departamentit lokal të bujqësisë.
Megjithatë, ky numër nuk do të ndryshojë shumë, pavarësisht anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, për shkak të kuotave të Brukselit.