23 Dhjetor 2024

ProCredit Bank marrëveshje për avancimin e bujqësisë

Prishtinë, 19 shtator - Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, dhe ProCredit Bank kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi  me qëllim të avancimit tutje të përkrahjes së bujqësisë në vendin tonë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ProCredit Bank dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të bashkërendojnë aktivitetet e ndërsjella dhe do të iniciojnë aktivitete të nevojshme për t’i dhënë shtytje të mëtutjeshme bujqësisë në Kosovë. Marrëveshja po ashtu parasheh shkëmbim të informatave që ndërlidhen me agro shërbimet bankare si dhe me veprimtaritë e përgjithshme në sektorin e bujqësisë.

ProCredit Bank ka mirëpritur këtë iniciativë marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë karshi ndikimit në zhvillimin e ekonomisë, me kapacitet për të gjeneruar vende pune. 

“Me shumë përkushtim do të vazhdojmë të jemi partneri lider i agro bizneseve dhe fermerëve në Kosovë, gjithnjë duke u bazuar në misionin dhe orientimin e bankës sonë kah financimet zhvillimore e jo ato konsumuese”, ka deklaruar Drejtori Gjeneral në ProCredit Bank, Ilir I. Aliu, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.   

Kjo është arsyeja që sektori i bujqësisë vazhdon të jetë ndër prioritetet kryesore të ProCredit Bankës, për çfarë është investuar intensivisht në shërbime specifike bankare dedikuar bujqësisë dhe në kuadro të specializuar në këshillimin e agro bizneseve.

ProCredit Bank që nga viti 2002 ju mundëson bujqve në Kosovë qasjen në financime, gjë që edhe ishte mundësia e parë dhe e vetme për këtë lloj financimi. Që atëherë ProCredit Bank vazhdon të jetë banka lidere me portofolin më të gjerë të agrokredive që arrijnë vlerën në rreth 40 milion Euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)