Pritet rekord në prodhimin e drithërave në Kinë
Pekin, 22 qershor - Këtë verë, sasia e prodhimit të drithërave në Kinë do të mund të shënojë një rekord të ri. Këtë e bëri të ditur kryeekonomisti dhe zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë të Kinës Chen Mengshan.
Sipas Chen-it, deri më datën 20 është korrur mbi 90% e grurit në mbarë vendin dhe prodhimi i grurit dimëror pritet të shënojë rritje për të 9-in vit radhazi. Rritja do të mbulojë të gjitha 11 krahinat kryesore të prodhimit.
Chen Mengshan thotë se këtë vit, veçoria më e madhe në ekonominë fshatare është sigurimi i rritjes së prodhimit të drithërave.
\"Ka mundësi që prodhimi total të shënojë rekord. Prodhimi i grurit dimëror do të realizojë rritje për të 9-in vit radhazi. Kjo është hera e parë që nga themelimi i Kinës së Re,\" u shpreh Chen Mengshan.
Ai sqaroi më tej se duke u përballur me sfidat natyrore dhe biologjike, prodhimi bujqësor është gjendur para një detyre të vështirë, për të garantuar korrje të bollshme për 9 vjet radhazi.
\"Sektorët përkatës do të shtojnë më tej forcat e punës, duke u përpjekur për të realizuar synimin e këtij viti,\" përfundoi Chen Mengshan.