Prezantohet Raporti i Gjelbër, për gjendjen në bujqësi
Prishtinë, 3 shtator - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me AgjencinëGjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ (Projekti \"Promovimi i konkurrencës së sektorit privat në zonat rurale\"), sot do të prezantojnë Raportin e Gjelbër Kosova 2014, i cili është përgatitur nga MBPZHR.
Prezantimi i raportit bëhet në Hotel \"Emerald\" në Prishtinë, para përfaqësueseve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe shoqërisë civile.
Të pranishëm do të jenë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets.
Raporti i Gjelbër është dokument shumë i rëndësishëm për gjendjen në bujqësi, të arriturat dhe sfidat dhe tregues për hartimin e politikave për vitin e ardhshëm.