23 Dhjetor 2024

Premtohet zgjidhje e problemit të ndotjes së lumit Llapllasellë

Prishtinë, 19 shtator - Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është mbajtur takimi në kabinetin e ministres Adrijana Hodžić.

Në këtë takim morën pjesë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, inspektorja e ndërtimeve në MMPH Florije Kqiku, përfaqësuesi i Komunës së Graçanicës, përkatësishtë drejtori për urbanizëm në Komunën e Graçanicës Dejan Jovanovic, në prani të Avokatit të Popullit Hilmi Jashari dhe zëvendëses së tij Marija Radulović.

Në takim u përmendën problemet në terren dhe të gjitha palët ranë dakord se prioritet kryesor është gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të përhershme.

Të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, të cilët nuk morën pjesë në takimin e parë të mbajtur. 

Ministri Matoshi shprehu gatishmërinë për të alokuar fonde të konsiderueshme me qëllim që të fillojmë me zgjidhjen e këtij problemi.

Në anën tjetër, pushteti lokal i Graçanicës u inkurajua të bëjë kërkesa specifike, përmes propozimeve të projektit, me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi, si nga niveli lokal ashtu edhe nga niveli qendror. 

Institucioni i Avokatit të Popullit, i udhëhequr nga Hilmi Jashari, insistoi në respektimin e ligjeve dhe detyrimeve ligjore të autoriteteve qendrore dhe lokale ndaj qytetarëve. 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shprehur gatishmërinë e saj për mbështetje dhe koordinim të vazhdueshëm në mënyrë që të zgjidhet përgjithmonë problemi i lumit Graqanka në Llapllasellë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)