Policia kufitare parandalon edhe një rast kontrabande me kafshë
Prishtinë, 23 nëntor - Pas pranimit të një informate për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vermicë, menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe dje rreth orës 15:00 është ndaluar një kamion.
Gjatë kontrollit të kamionit me targa vendore, janë hasur njëzet e pesë viça që dyshohet se janë kontrabanduar.
Policia ka identifikuar tre persona që dyshohet të janë marrë me këtë veprimtari, ata janë: A.K., (viti i lindjes 1980), K.B., (viti i lindjes 1976) dhe R.R., (viti i lindjes 1994).
Gjatë procedurave policore është kuptuar se kafshët (viçat) e gjetura në kamion ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.