23 Dhjetor 2024

Policia implementon planin kundër transportuesve ilegalë të druve

Pejë, 15 mars - Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka njoftuar se Stacioni Policor në Klinë, duke u bazuar në planin operativ ‘Marrja e masave ligjore kundër transportuesve ilegalë të masës së drurit’, ka ndërmarrë një operacion policor në zonë të komunës së Klinës, me qëllim të mbrojtjes së pyjeve, të cilat janë duke u prerë dhe duke u transportuar në mënyrë ilegale nga persona të ndryshëm.

Lidhur me këtë është njoftuar Inspektorati Komunal si dhe Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari pranë Kuvendit Komunal Klinë dhe së bashku ka filluar implementimi i planit.

Gjatë zbatimit të këtij plani Policia e Kosovës në këtë zonë ka ndaluar 7 (shtatë) mjete transportuese, të cilat kanë qenë duke transportuar masë drunore pa dokumentacion përkatës.

Në bashkëpunim me inspektorët e tregut, me zyrtarët për bujqësi dhe pylltari, masa drunore është konfiskuar me urdhër të prokurorit të shtetit dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘transport ilegal i druve’ dhe janë ndërmarrë masat adekuate ligjore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)